Rreth Nesh

Misioni Katolik Shqiptar "E Shenjta Nene Tereza", me qender ne Toronto, u shërben Shqiptareve qe banojnë ne Toronto dhe zonat perreth. Qëllimi i Misionit, është ti bashkoje Shqiptaret e emigruar këtu qe te mos harrojnë gjuhen, prejardhjen dhe besimin e tyre. Ky Mision, zyrtarisht është aprovuar nga Arqipeshkvi i Torontos me 1 Korrik 2012, por perpjekjet per te arritur kete status, kane nje histori pothuajse 10 vjecare. Meshtarët, Siro Lunardon (meshtar Italian me banim ne Toronto), Nue Gjergji (një nga famullitaret e shqiptareve ne Detroit) dhe Marjan Ukaj (meshtar i Ipeshkvise se Kosovës) janë munduar gjate këtyre viteve, ti ndjekin dhe ti mbështesin shqiptaret e Torontos për t’ja arritur qëllimit te tyre: Te themelimit te Misionit E Lumja Nene Tereza . Sot, ky mision mirepret çdo shqiptar vullnetmire qe dëshiron ti ruaje vlerat dhe traditat kombëtare, e te rritet ne fenë katolike te përhapur ne trojet Ilire nga vete Shën Pali.​​​​

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© Copyright Misioni Shqiptar: E Lumja Nene Tereza. all rights reserved.

Donated and maintained by Aleksander Selmani