Perurohet statuja e Nene Terezes ne Montreal

Aleksander Selmani Dhjetor 2012

 

Në datën 24 nëntor u përurua ne sheshin Monk në Montreal statuja e të Lumes Nënë Tereza, organizuar nga komuniteti shqiptar i Quebec ne Montreal, udhëhequr nga Z. Kujtim Ismaili. Në ceremoninë e përurimit ishin të pranishëm Kryetari I Bashkisë të Montrealit, deputetë, Arqipeshkvi i Montrealit si edhe Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Kanada. Kjo iniciativë e bukur ishte vazhdimësia e një serie iniciativash të ndërmara nga komuniteti shqiptar në Quebec në kuadrin e këtij viti jubilar të 100 vjetorit të Pavarësisë.

Komuniteti Katolik Shqiptar ne Toronto merr statusin e Misionit

Aleksander Selmani Korrik 2012

Me datën 1 Korrik 2012 Arqipeshkvi i Torontos, Kardinali Thomas Collins, nëpërmjet dekretit te po kësaj date, u beri dy surpriza te bukura komunitetit katolik shqiptar. Pikërisht ne ketë date, ai firmosi dekretin për njohjen e këtij komunitetit, duke i dhëne statusin e Misionit, gjithashtu ai njoftoi se ne fund te muajit Tetor do te vije për vizite ne komunitetin tone, një nder mjaft i madh për misionin, mbasi Kardinali Collins mbikëqyr më shume se 1.9 milione besimtare dhe vizita e tij është një shenje besimi dhe respekti.

Ne Shtator te vitit te kaluar, Don Giovanni Kokona, si dhe pjesëtar te komunitetit, u takuan me përgjegjësin për komunitetet etnike ne Arqipeshkvine e Torontos, Ipeshkvin McGrattan. Gjate këtij takimi, Imzot McGrattan u paraqiti komunitetit disa kushte financiare dhe pastorale qe duheshin plotësuar për tu njohur si komunitet dhe per te marre statusin e Misionit, dhe si afat për plotësimin e kushteve, kishte paramenduar rreth dy deri ne tre vite. Marrja e statusit ne Korrik është një deshmi e punës se palodhur qe komuniteti ka bere gjate muajve ne vazhdim. Gjithashtu, spikat besimi qe Ipeshkvia e Torontos ka treguar ndaj Misionit, gjë te cilën Imzot McGrattan e kishte pohuar ne Maj, duke thëne se komuniteti kishte shans për te marre statusin me herët. Ky besim u përforcua edhe me shume gjate ceremonisë se krezmimeve muajin e kaluar, ku organizimi i shkëlqyer si dhe pjesëmarrja e madhe  e besimtareve ne meshën e shenjte, kishin lëne një mbrese te bukur tek Ipeshkvi McGrattan.

  Marrja e statusit te misionit kërkon qe puna dhe aktiviteti jo vetëm te vazhdojnë, por edhe te përparojnë dhe te shtohen, mbasi këto aktivitete dhe pune, ndihmojnë qe komuniteti te rritet ne fe, dhe traditat e lashta Shqiptare te percjellura nga te paret, për qëndrueshmëri ne Krishtin dhe Kishën e Shenjt, te mos harrohen. E atëherë me plot gëzim, dhe me shprese për te ardhmen, i themi Kardinalit Collins: mire se vini!

Arqipeshkvi i Torontos, Kardinali Thomas Collins, i bën vizite Misionit Katolik Shqiptar E Lumja Nene Tereza në Toronto

Aleksander Selmani Nentor 2012

Ne një dite te ftohte Tetori, Kisha ishte mbushur plot me besimtar Shqiptar. Por ndryshe nga te dielat e tjera, mesha e sotme po drejtohej nga një person i veçante, Hiresia Tij Kardinal Thomas Collins, Arqipeshkvi i Torontos. Vizita e tij, vjen plot 3 muaj nga marrja e statusit te Misionit nga komuniteti Shqiptar ne Toronto. Kjo dite ishte mjaft e mirëpritur nga komuniteti, mbasi diten e lëshimit te dekretit, Hirësia e Tij, Kardinali Collins, kishte premtuar te vizitonte komunitetin. Premtim, te cilin e përmbushi me datën 28 Tetor 2012. Kjo vizite, kishte jo vetëm një rendësi simbolike dhe shpirtërore, por kjo ishte dhe hera e pare qe Arqipeshkvi Collins takohej me ketë komunitet. Ne fund te meshës, Arqipeshkvit iu dhurua një statuje e vogel e Nene Terezes, e cila eshte edhe Pajtorja e ketij Misioni, te punuar nge artisti Shqiptaro-Kanadez Hytbi Tareli. Mbas fjalës se falënderimit per mikpritjen, Arqipeshkvi  pohoj kenaqesine ndaj komunitetit dhe përparimet qe kishte bere, sidhe dëshirën për ta vizituar përsëri.

Meshe, komuniteti kishte organizuar një bashkendarje festive për nder te vizitës se Arqipeshkvit, ne sallën e bashkangjitur me Kishën. Aty, besimtaret patën rastin te falënderojnë personalisht Lartësinë e Tij për besimin ndaj komunitetit, si dhe për vizitën, e cila është mjaft e veçante, mbasi Arqipeshkvi Collins mbikëqyr rreth 35 komunitete te ndryshme ne Arkidioqezen e Torontos e cila perfshin gati 2 milion besimtare katolike. Viti 2012 ishte një vit mjaft i begatshëm për komunitetin Shqiptar E Lumja Nene Tereza, mbasi ne ketë vit, zyrtarisht, mori statusin e Misionit,  ju be vizite nga Ipeshkvi McGrattan, si dhe me ne fund Arqipeshkvi Thomas Collins. Këto përparime, dëshmojnë për punën e mire te bere nga i gjithe komuniteti, si dhe përforcojnë dëshirën për te arritur dhe me shume ne te ardhmen.

 

 

  

 

 

© Copyright Misioni Shqiptar: E Lumja Nene Tereza. all rights reserved.

Donated and maintained by Aleksander Selmani