Events

Perurohet statuja e Nene Terezes ne Montreal

Aleksander Selmani Dhjetor 2012

 

Në datën 24 nëntor u përurua ne sheshin Monk në Montreal statuja e të Lumes Nënë Tereza, organizuar nga komuniteti shqiptar i Quebec ne Montreal, udhëhequr nga Z. Kujtim Ismaili.

Në ceremoninë e përurimit ishin të pranishëm Kryetari I Bashkisë të Montrealit, deputetë, Arqipeshkvi i Montrealit si edhe Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Kanada.

Kjo iniciativë e bukur ishte vazhdimësia e një serie iniciativash të ndërmara nga komuniteti shqiptar në Quebec në kuadrin e këtij viti jubilar të 100 vjetorit të Pavarësisë.

Komuniteti Katolik Shqiptar ne Toronto merr statusin e Misionit

Aleksander Selmani Korrik 2012

 

 

  Me datën 1 Korrik 2012, Arqipeshkvi i Torontos, Kardinali Thomas Collins, nëpërmjet dekretit te po kësaj date, u beri dy surpriza te bukura komunitetit katolik shqiptar. Pikërisht ne ketë date, ai firmosi dekretin për njohjen e këtij komunitetit, duke i dhëne statusin e Misionit, gjithashtu ai njoftoi se ne fund te muajit Tetor do te vije për vizite ne komunitetin tone, një nder mjaft i madh për misionin, mbasi Kardinali Collins mbikëqyr më shume se 1.9 milione besimtare dhe vizita e tij është një shenje besimi dhe respekti.  

 Arqipeshkvi i Torontos, Kardinali Thomas Collins, i bën vizite Misionit Katolik Shqiptar E Lumja Nene Tereza në Toronto 

Aleksander Selmani Korrik 2012

Ne një dite te ftohte Tetori, Kisha ishte mbushur plot me besimtar Shqiptar. Por ndryshe nga te dielat e tjera, mesha e sotme po drejtohej nga një person i veçante, Hiresia Tij Kardinal Thomas Collins, Arqipeshkvi i Torontos. Vizita e tij, vjen plot 3 muaj nga marrja e statusit te Misionit nga komuniteti Shqiptar ne Toronto. Kjo dite ishte mjaft e mirëpritur nga komuniteti, mbasi diten e lëshimit te dekretit, Hirësia e Tij, Kardinali Collins, kishte premtuar te vizitonte komunitetin. Premtim, te cilin e përmbushi me datën 28 Tetor 2012. Kjo vizite, kishte jo vetëm një rendësi simbolike dhe shpirtërore, por kjo ishte dhe hera e pare qe Arqipeshkvi Collins takohej me ketë komunitet. Ne fund te meshës, Arqipeshkvit iu dhurua një statuje e vogel e Nene Terezes, e cila eshte edhe Pajtorja e ketij Misioni, te punuar nge artisti Shqiptaro-Kanadez Hytbi Tareli. Mbas fjalës se falënderimit per mikpritjen, Arqipeshkvi  pohoj kenaqesine ndaj komunitetit dhe përparimet qe kishte bere, sidhe dëshirën për ta vizituar përsëri.

 

 

Holy Mass for Christmas Eve, December 24, 2012

Aleksander Selmani December 2012

 

On Christmas Eve,  December 24, 2012, at 11:30PM, braving the cold of winter, worshipers from of the Blessed Mother Theresa Catholic Mission had filled the church, to be part of the Holy Mass.

By clicking on the image on the left, you can view images from this Mass.

Video nga mbremja e organizuar nga misioni shqiptar ne Toronto "E Lumja Nene Tereza" per rastin e Krishtlindjeve

Video nga Mesha per diten e Krishtlindjes ne Toronto

*Videos are courtesy of Pasqyra Shqiptare TV

Video nga Mesha e drejtuar nga Shkelqesia e ti, Imzot Rrok Mirdita, gjate vizites qe i beri komunitetit shqiptare "E Lumja Nene Tereza" ne Toronto, si dhe te Mbremjes organizuar po nga ku komunitet per nder te vizites se ti.

Video nga mesha e kremtuar ne Midland, ON, ne diten e Shenjterimit te Nene Terezes. 

© Copyright Misioni Shqiptar: E Lumja Nene Tereza. all rights reserved.

Donated and maintained by Aleksander Selmani