Shenja e Kryqit

Në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt. Amen.


Besojma

Besoj në Hyjin, Atin e gjithëpushtetshëm, Krijuesin e qiellit e të tokës.

 

E në Jezu Krishtin, birin e tij një të vetmin, Zotin tonë, i cili u zu për virtyt të Shpirtit Shenjt.

 

U lind prej Virgjërës Mari, pësoi mundimet nën Poncin Pilat, u vu në Kryq, vdiq e u varros, zbriti në ferr; të tretën ditë u ngjall
së vdekuri; u ngjit në qiell, rri në të djathtë të Hyjit, Atit të gjithëpushtetshëm; andej do të vijë për të gjykuar të gjallët
e të vdekurit. Besoj në Shpirtin Shenjt, Kishën e shenjtë katolike,
shoqërinë e shenjtërve, faljen e mëkateve, ngjalljen e
korpit dhe jetën e pasosur. Amen.


Ati ynë

Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë Mbretëria
jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell – ashtu në tokë! Bukën
tonë të përditshme na e jep sot; na i fal fajet tona, si i falim
ne fajtorët tanë. E mos na lër të biem në tundim, por na liro
nga i keqi. Amen.


Të falemi, Mari
​​
Të falemi Mari, hirplote, Zoti me ty! E bekuar je mbi të gjitha
gratë, dhe i bekuar fryti i barkut tënd, Jezusi. – Shenjtja Mari,
Nëna e Hyjit, lutu për ne mëkatarët, tash e në fill të vdekjes
sonë. Amen.

 

Lavdi Atit

Lavdi Atit, e Birit e Shpirtit Shenjt! – Si ka qenë në fillim,
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.


Puna e pendimit

O Zoti im, po më vjen keq me gjithë zemër për të gjitha mëkatet
që i kam bërë. Se kam bjerrë parrizin dhe kam merituar
ferrin. Por më fort se të kam fyer Ty, o E mira e pambaruar, që
kaq fort më ke dashur. Mëshirë, o Zot! Më fal, o Zot! Po të jap
fjalën, me ndihmën tënde, që mos të fyej më kurrë. Amen.


 

 

 

 

 

 

 

 

 




Të falemi, Mbretëreshë

Të falemi Mbretëreshë, Nëna e mëshirës, jeta, ëmbëlsimi e
shpresa jonë, të falemi! Ty të thërrasim ne të shkretët, bijtë e
Evës, që po fshajmë, po gjëmojmë e po qajmë në këtë shekull
plot me lot. Deh pra, pajtorja jonë, ata sy të mëshirshëm të
tu silli prej nesh! E Jezusin, të bekuarin, frytin e barkut tënd,
pas kësaj shkretie na e kallëzo. O e dhimbshmja, o e buta, o
e ëmbla Virgjëra Mari! Amen.



Engjëlli i Zotit

Engjëlli i Zotit iu fal Zojës Mari.
– E ajo ngjizi për virtyt të Shpirtit Shenjt.
(Të falemi Mari…)
Ja shërbëtorja e Hyjit.
– U bëftë me mua si është fjala jote.
(Të falemi Mari…)
E Fjala u bë njeri.
– E banoi ndër ne.
(Të falemi Mari…)
Lutu për ne, o shenjtja Nënë e Hyjit!
– Të bëhemi të denjë për premtimet e Jezu Krishtit.
Të lutemi: Hirin tënd, po të lutemi, o Zot,
ndikoje në shpirtin tonë, që sikurse në lajmërimin e engjëllit
na e zbulove mishërimin e Birit tënd, Jezu Krishtit, nëpër
mundime e kryq të tij na udhëheq në lavdinë e ringjalljes.
Nëpër Krishtin Zotin tonë. Amen.
(Shtohet tri herë: “Lavdi Atit…” dhe për shpirtra të purgatorit
një “Ati ynë, Të falemi Mari” dhe “Jepua, o Zot, pushimin e
pasosur!”)

– Dhe i shndritë drita e pambaruar!
Pushofshin në paqe! Amen.

Mbretëreshë e qiellit

Mbretëreshë e qiellit, gëzohu, Aleluja!
– Se ai që meritove për ta bartur, Aleluja!
U ngjall si pati thënë, Aleluja!
– Lute për ne Hyjin, Aleluja!
Gëzohu e galdo, Virgjëra Mari, Aleluja!
– Zoti u ngjall me të vërtetë, Aleluja!
Të lutemi: O Zot, që nëpër ngjalljen e Birit tënd Jezu Krishtit
u denjove ta ngushëllosh botën, bëj që nëpër Nënën e tij,
Virgjërën Mari, të fitojmë ngushëllimet e jetës së amshuar.
Nëpër Krishtin Zotin tonë. Amen.


Engjëlli i Zotit

Engjëlli i Zotit, që je rojtari im, pasi Hyji, për mëshirë të vet,
më ka lënë nën mbrojtjen tënde, ti sot më shndrit, më mbaj,më ruaj e më sundo. Amen.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lutje themelore te te krishtereve

© Copyright Misioni Shqiptar: E Lumja Nene Tereza. all rights reserved.

Donated and maintained by Aleksander Selmani